Zbarkon në Barcelonë transferimi më i ri

Futboll

Zbarkon në Barcelonë transferimi më i ri

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Zbarkon në Barcelonë transferimi më i ri

Sulmuesi Ferran Torres ka zbarkuar në Barcelonë për të kryer testet mjekësore.

Sulmuesi i krahut do t’i bashkohet katalunasve, ku do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se lojtari tashmë ka arritur në Barcelonë, ku në mëngjes do kryejë testet mjekësore pastaj do nënshkruajë kontratën.

“Ferran Torres ka arritur në Barcelonë sot bashkë me agjentët dhe është në qytet për momentin. Testet mjekësore do kompletohen në mengjës”.

“Njoftimi zyrtar mund të vijë në orët në vijim. Kontratë për pesë vite. 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë te Man City. Marrëveshje e kryer”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat