Rekord i zi për ekipin e Milot Rashicës

Futboll

Rekord i zi për ekipin e Milot Rashicës

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Rekord i zi për ekipin e Milot Rashicës

Norwich City është duke e zhvilluar një sezon katastrofal në Premier Ligë deri më tani.

Skuadra e Milot Rashicës e cila u promovua në Premier Ligë këtë sezon, renditet në pozitën e fundit në tabelë pas 19 ndeshjeve të para me vetëm 10 pikë të mbledhura.

Pas humbjes së sotme ndaj Crystal Palaces në udhëtim 3-0, ‘kanarinat’ e kanë regjistruar edhe një rekord të zi.

Norwich City në dhjetor 2021 është skuadra e parë në Premier Ligë që humbet të paktën pesë ndeshje në ligë dhe nuk arrin të shënojë një gol të vetëm brenda një muaji të një viti kalendarik në histori të kompeticionit.

‘Kanarinat’ kanë regjistruar një goldallim prej 0-14 përgjatë këtij muaji dhjetor.

Me këtë formë aktuale, skuadra e Rashicës është pretendenti kryesor për t’u përshëndetur nga liga këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat