Fitore me përmbysje në minutat e fundit

Futboll

Fitore me përmbysje në minutat e fundit

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 23:11
Fitore me përmbysje në minutat e fundit

Espanjol ka marrë një fitore ndaj Valencias me rezultatin 1-2. Skuadra ku aktivizohet Keidi Bare përmbysi gjithccka në minutat e fundit të sfidës.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me Valencian që kaloi në avantazh me Aldereten. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, Espanjol përmbysi gjithccka. De Tomas barazoi me penallti ndërsa Puado shënoi golin e dytë. Keidi Bare luajti për 82 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Me këtë fitore Espanjoli shkon në vendin e nëntë me 26 pikë të grumbulluara.

51’Alderete/ 83’de Tomas, 88’Puado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat