Përballje interesante më Angli

Futboll

Përballje interesante më Angli

Më: 2 janar 2022 Në ora: 11:54
Përballje interesante më Angli

E diela e parë e vitit vjen si gjithmonë e mbushur me emocione të shumta në ekranin e SuperSport, që do të kulmojnë me përballjen Chelsea-Liverpool, një ndeshje direkte për titull, mes dy rivalëve që aktualisht ndjekin Manchester City-n kryesues.

Super-sfida e javës e kampionatit anglez starton në orën 17:30 në SuperSport 2, teksa premtohet një 90-minutësh spektakolar dhe i luftuar në çdo sekondë, pasi vetëm skuadra fituese do të mund t’i lejojë vetes të shpresojë për titull.

Krahas saj, kampionati anglez do të vijë edhe me tre përballje të tjera interesante si Everton-Brighton, Brentford-Aston Villa dhe Leeds-Burnley, të cilat do të startojnë në orën 15:00.

Megjithatë emocionet e të dielës në Supersport startojnë që në orën 14:00 me përballjen Getafe-Real Madrid, për të vijuar me Atl. Madrid-Rayo Vallecano më 16:15 dhe Mallorca-Barcelona në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat