Nuk është liga më e preferuar e futbollit, por Serie A vijon të ketë në gjirin e saj yje të këtij sporti.
Të paktën nga çmimi i kartonit të tyre mund të konsiderohen të tillë. Ka qenë sajti i specializuar në këtë drejtim, Transfermarkt, ai që ka publikuar 11-shen më të çmuar të Serie A.
Lojtarët që e përbëjnë këtë top-formacion kanë vlerësimin më të lartë në merkato. Sipas Transfermarkt, kjo skuadër ëndrrash në Itali do të kushtonte plot 628 milionë euro. Zbuloni emrat dhe sa kushtojnë secili më poshtë:
Maignan (Milan): 25 milionë euro
Di Lorenzo (Napoli): 25 milionë euro
De Ligt (Juve): 65 milionë euro
Skriniar (Inter): 65 milionë euro
Theo Hernandez (Milan): 48 milionë euro
Chiesa (Juve): 70 milionë euro
Milinkovic-Savic (Lazio): 70 milionë euro
Barella (Inter): 70 milionë euro
Lozano (Napoli): 40 milionë euro
Lautaro Martinez (Inter): 80 milionë euro
Vlahoviq (Fiorentina): 70 milionë euro