Real Madrid heq dorë nga Rudiger

Futboll

Real Madrid heq dorë nga Rudiger

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:54
Antonio Rudiger

Edhe nëse qendërmbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger vendos të largohet në verë nga “Stamford Bridge”, Real Madrid nuk do bëjë përpjekje për ta transferuar.

“Los Blancos” janë parë si favorit për nënshkrimin me gjermanin që raportohej se ishte i hapur t’i bashkohet klubit spanjoll.

Por, tani gjërat kanë ndryshuar, me Marca që raporton se Reali ka ndryshuar planet dhe që nuk do provojë nënshkrimin me Rudiger në verë.

Raportohet se fillimisht problemi kryesor është paga që kërkon Rudiger prej 200 mijë funte për javë, që i bie 11.5 milionë euro për sezon.

E përpos pagës, Reali është i kënaqur me dyshen David Alaba dhe Eder Militao që janë duke shkëlqyer dhe me ardhjen e Rudiger, do ndikonte që austriaku të luante në krahun e majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat