Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën

Futboll

Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:34
Erling Halaand

Erling Halaand po kërkohet me ngulm nga shumë klube, ku kohët e fundit interes më të madh për të ka shfaqur Barcelona. Megjithatë një lajm ka bërë bujë nëpër media.

Sipas medias spanjolle “Deportes Cuarto”, agjenti i lojtarit, Mino Raiola i ka premtuar presidentit të blaugranave që sulmuesi do të transferohet në merkaton e verës.

Që ky operacion të finalizohet duhet një garanci e madhe financiare. Haland do të firmosë për tre sezone, me opsion për dy të tjerë në bazë ta objektivave të klubit. Gjithashtu norvegjezi do të përfitojë një pagë stratosferike prej 30 milionë eurosh në sezon.

Për momentin nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e drejtuesve, pasi merkatoja e verës është ende larg, por e sigurt është që klubi do ta vendosë Halandin në qendër të projektit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat