Pep Guardiola në telashe të mëdha

Futboll

Pep Guardiola në telashe të mëdha

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:34
Pep Guardiola në telashe të mëdha

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të FA Cup kundër Swindon të premten, pasi doli pozitiv në testin për Covid-19.

Guardiola dhe ndihmëstrajneri i tij Juanma Lillo dolën pozitivë në testimin për koronavirusit të enjten.

Të dytë janë futur në izolim, bashkë me një numër lojtarësh të tjerë të ekipit të parë, njofton Manchester City.

Plot 14 anëtarë stafi dhe shtatë lojtarë të ekipit të parë janë të infektuar me Covid-19 momentalisht.

Ndihmëstrajneri tjetër Rodolfo Borrell do ta udhëheqë skuadrën në përballjen me Swindon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat