Futbollisti Genc Berisha gradualisht po e merr veten pas operimit. Është një lajm i mirë për klubin e Ferizajt, e cila synon rikthimin në Superligën e Kosovës.
“Genc Berisha ka filluar të rikuperohet!
Mbrojtësi ynë, Genc Berisha ka filluar të rikuperohet pas operimit që ka pasur në gjurin e këmbës, pas një lëndimi që pati në sezonin e kaluar.
Berisha ka filluar stërvitjeve të lehta me fizioterapeutin e skuadrës, Shkumbin Rrahmani dhe është i gatshëm për sezonin pranveror.
Ai është duke marrë vetën mjaftë mirë, dhe së shpejti do t'i bashkohet bashkë-lojtarëve në stërvitje grupore”, njofton KF Ferizaj.
Ferizajasit renditen në vend të dytë me 25 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.