Hasenhuttl paralajmëron largimin e shqiptarit

Futboll

Hasenhuttl paralajmëron largimin e shqiptarit

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:35
Hasenhuttl paralajmëron largimin e shqiptarit

Armando Broja është shndërruar në një pikë referimi te Southampton dhe këtë nuk e fsheh më as trajneri Ralf Hasenhuttl, që duke folur për pronarët e rinj të klubit, ka deklaruar se është momenti që të mendohet që tani për zëvendësuesin e sulmuesit shqiptar.

“Kam folur me pronarët e rinj dhe janë njerëz që e kuptojnë futbollin. Verën e kaluar shitëm disa lojtarë të rëndësishëm dhe vetëm në fund erdhën futbollistë si Livramento e Broja, të cilët morën edhe kohën e tyre për t’u përshtatur.

Pronarët e rinj e kanë të qartë që duhet të kërkojnë për Livramentot dhe Brojat e rinj, para se ata të largohen nga klubi, në mënyrë që të mos ua ndjejmë mungesën”, u shpreh austriaku.

Sulmuesi shqiptar, bashkë me mbrojtësin Livramento, janë të dy në pronësi të Chelsea-t dhe u huazuan te Southampton vetëm në muajin gusht, teksa gjasat janë që në verë të dy të rikthehen në Londër, aty ku i pret krahëhapur Thomas Tuchel.

Armando Broja ka luajtur 17 ndeshje me fanellën e Southamptonit, më shumë se gjysmën e të cilave i ka nisur nga pankina, dhe ia ka dalë të shënojë 6 gola e të asistojë një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat