Haaland nuk do të largohet në janar

Futboll

Haaland nuk do të largohet në janar

Më: 7 janar 2022 Në ora: 23:57
Erling Haaland

Real Madrid dhe Barcelona janë përfolur se janë të interesuar për nënshkrimin e Erling Haaland, por shefi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka deklaruar se lojtari nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit, edhe pse do të jetë e vështirë ta mbajnë atë përtej verës.

Mino Raiola ka bërë pak për të zbutur zhurmën në lidhje me një transferim të mundshëm të Haaland, dhe duket se do të shohim një El Clasico jashtë fushës në betejën për nënshkrimin e tij.

“Kush do të largonte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në merkaton e dimrit nëse nuk do të duhej?” tha Watzke në Der Spiegel.

“ Haland nuk do të largohet në janar, Borussia Dortmund është ende gjallë në tre gara, dhe në to duam të garojmë me ekipin më të mirë të mundshëm. Sigurisht, do të jetë e vështirë ta mbajmë atë, por ne duam dhe do të përpiqemi”, tha Watzke.

Në rast se ish-ylli i RB Salzburg shitet, Dortmundi tashmë po ndërton një listë të ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm, me Karim Adeyemi që kryeson listën, ndërsa Dusan Vlahovic shihet si një transferim shumë më kompleks për t’u kompletuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat