Çfarë thotë Rashica për golin në Angli?

Futboll

Çfarë thotë Rashica për golin në Angli?

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:32
Çfarë thotë Rashica për golin në Angli?

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur që më në fund është rikthyer nga lëndimi i gjatë.

Vushtrriasi është rikthyer në mënyrën më të mire të mundshme, duke i ndihmuar Norwich Cityt ta mposhtë 1:0 Chartonin, me golin e tij të parë me fanellën e Norwich-it.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, ka reaguar Rashica duke i falenderuar tifozët për mbështetjen.

 

“I lumtur që u riktheva. Përkrahje madhështore nga tifozët tanë”, shkroi Rashica në Facebook.

Ky ishte goli i parë i Rashicës në 15 paraqitje për Norwichin, që kur i’u bashkua në verë nga Werder Bremen.

Norwichi tani do të përballet me Wolves në rrethin e katër të kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat