Tuchel flet për Saul Niguez

Futboll

Tuchel flet për Saul Niguez

Më: 10 janar 2022 Në ora: 17:33
Saul Niguez

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje mesfushorit spanjoll, Saul Niguez, pas një starti të vështirë të lojtarit në Londër.

Thomas Tuchel ka thënë se Saul mund të jetë akoma i rëndësishëm për Chelsea.

Këto fjalë janë të rëndësishme në këtë periudhë të vitit, kur lojtari lidhet me një rikthim të mundshëm tek Atletico, meqë te Chelsea është vetëm në formë huazimi.

“Mendoj se ai do të jetë lojtar i rëndësishëm për ne, dhe shpresoj kështu. Ndeshja ndaj Tottenham ishte hap i rëndësishëm për Saul dhe ai tregoi se çfarë mund të bëjë me aftësitë e tij”, ka thënë Tuchel.

“Ndaj Chesterfield ai ishte pjesë e një skuadre të fortë. Shoh më shumë vetëbesim tek ai, pas secilës ndeshje, ai është në formë të mirë dhe po adaptohet me mënyrën se si luajmë”, ka thënë mes tjerash gjermani.

Saul ka parë vetën të aktivizohet vetëm në 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për Chelsea. Shtatë nga to ishin si startues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat