Juventusi e gjen zëvendësuesin e Chiesas

Futboll

Juventusi e gjen zëvendësuesin e Chiesas

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:31
Juventusi e gjen zëvendësuesin e Chiesas

Sipas raportimeve në Itali, Juventus e ka identifikuar sulmuesin e Zenit, Sardar Azmoun si një zëvendësues të mundshëm për Federico Chiesa, ndërsa Bruno Guimaraes i Lyon është një opsion në mesfushë.

Bianconerët janë të gatshëm të zëvendësojnë yllin e tyre të lënduar dhe Azmoun, 27 vjeç, është identifikuar si një zëvendësues i mundshëm për Chiesan.

Azmoun është qendërsulmues dhe kontrata e tij me Zenit skadon në fund të sezonit. Ai ka shënuar dhjetë gola në 21 paraqitje deri më tani këtë sezon.

Sipas Sky Sport Italia, Juventus tashmë ka kontaktuar me Zenitin.  Marrëveshja është e mundur duke pasur parasysh se Bianconerët nuk mund të përballojnë nënshkrime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, Zenit duhet të gjejë një zëvendësues përpara se t’i japë dritën jeshile kalimit të Azmoun në Torino.

Juventus po kërkon gjithashtu përforcim në mesfushë dhe sipas Romeo Agresti të Goal, ylli i Lyonit, Bruno Guimaraes është ndër objektivat e Zonjës së Vjetër.

Bisedimet me skuadrën e Ligue 1 tashmë kanë filluar, por kontrata e brazilianit skadon në qershor 2024 dhe Lyon vlerëson mesfushorin e tyre qendror në 45 milionë euro, kështu që gjigantët e Serisë A mund të përballojnë vetëm marrjen e lojtarit në huazim me një opsion për të blerë.

Guimaraes shënoi dy nga tre golat e tij në Lyon kundër Juventusit në 2019-2020, duke shkaktuar eliminimin e Bianconerëve nga raundi i 1/8 i Ligës së Kampionëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat