Agnelli “mallkohet” nga tifozët e Juventusit

Futboll

Agnelli “mallkohet” nga tifozët e Juventusit

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:32
Andrea Agnelli

Teksa luhej Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, gjatë ndeshjes janë parë disa pankarta kundër presidentit të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli.

Tifozët ekspozuan një pankartë tronditëse gjatë pjesës së parë ku i urohej vdekja presidentit të Juventusit.

“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë nga tifozët ultras të klubit bardhezi.

Image
“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”

Tifozët janë shumë të irrituar me paraqitjen e skuadrës së Juventusit këtë sezon teksa janë shumë larg titullit kampion dhe jashtë formës së duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat