Gjimshiti me Atalantën ndalin Interin

Futboll

Gjimshiti me Atalantën ndalin Interin

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:35
Gjimshiti me Atalantën ndalin Interin

Interi nuk merr më shumë se një pikë nga terreni i nxehtë në Bergamo. 

Zikaltrit ndahen baras (0:0) me Atalantën, në takimin e javës së 22-të në Serie A në futboll. 

Berat Gjimshiti u paraqit titullar, duke kryer detyrat me sukses. 

Interi kryeson ne 50 pikë, ka dy më shumë se Milani dhe Atalanta është në vend të katërt me 42 sosh.  

Faqja e specializuar “Sofascore”, Gjimshitin e vlerëson me notën 7.0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat