Lajme të këqija për Romën

Futboll

Lajme të këqija për Romën

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:53
Lorenzo Pellegrini

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini do të jetë jashtë fushave të blerta për së paku dy ndeshje.

Pellegrini ka pësuar një tjetër lëndim në kofshë. Ai humbi pesë ndeshje gjatë muajit dhjetor, pikërisht nga një dëmtim i ngjashëm.

Sipas Corriere dello Sport, ai do të jetë jashtë fushave në dy ndeshjet e ardhshme të ligës, për arsye të njëjtë.

Lojtari mungoi mbrëmë në fitoren 1:0 ndaj Cagliari, në ‘Stadio Olimpico’. Mbetet të shihet nëse ai mund të kthehet për ndeshjen ndaj Genoa, më 6 shkurt.

Lecce dhe Empoli do të jenë skuadrat me të cilat Roma do të përballet pa Pellegrinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat