Juventusi e gjen zëvendësuesin e Dybalas

Futboll

Juventusi e gjen zëvendësuesin e Dybalas

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:34
Paulo Dybala

Juventusi është duke e shqyrtuar transferimin e talentit të Romës, Nicolo Zaniolos, si zëvendësues të Paulo Dybalas.

Argjentinasi 28-vjeçar raportohet se do të largohet nga “Zonja e Vjetër” kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, duke lënë një rol të madh të sulmin e ekipit. 

Juventusi po përgatitet për këtë dhe Zaniolo është zëvendësimi që ata e kanë në mendje.

Sipas TuttoMercatoWeb, Juventusi ka identifikuar Zaniolon si zëvendësuesin ideal të Dybalas.

Në anën tjetër, Roma kërkon që t’ia rinovojë kontratën Zaniolos, e cila skadon në vitin 2024 dhe negociatat do të rinisin në shkurt, pork a mundësi që rinovimi të mos ndodhë. 

Edhe nëse është kështu, Juventusi nuk do të zmbrapsej nga dëshira për ta transferuar talentin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat