Juventusi mund të transferojë Icardin në javën e fundit

Futboll

Juventusi mund të transferojë Icardin në javën e fundit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:35
Juventusi mund të transferojë Icardin në javën e fundit

Juventusi vazhdon të monitorojë situatën e sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardi dhe sipas mediave italiane PSG mund ta lejojë argjentinasin të largohet në formë huazimi deri në qershor.

“Zonja e Vjetër” ishte në kërkim të një qendërsulmuesi edhe gjatë verës, akoma më shumë tani kur ka humbur për këtë sezon Chiesan.

Ata kanë kontaktuar me Zenit dhe Man.United për Azmoun dhe Martial, por dy sulmuesit duken të shtrenjtë për xhepat e “bardhezinjve”.

Juventusi gjithashtu është në monitorim të Dushan Vlahovic dhe Scamacca, por të dy lojtarët nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ambient gjatë kësaj merkatoje.

Kështu, opsioni më i arritshëm momentalisht është argjentinasi i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat