Liverpooli në sprovën e Arsenalit

Futboll

Liverpooli në sprovën e Arsenalit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:14
Ilustrim

Sonte (e enjte) do zhvillohet gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, në kuadër të “EFL Cup”.

Takimi i parë përfundoi pa gola në “Anfield”, andaj dy skuadrat do bëjnë çmos për fitore që të sigurojnë kualifikimin në finale.

Pritet që si Arsenal ashtu edhe Liverpool të luajnë me 11-shën më të mirë, ngase duan trofeun e parë për këtë vit.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-4-1-1): Ramsdale; Tierney, Gabriel, Holding, Tomiyasu; Martinelli, Lokonga, White, Saka; Odegaard; Lacazette

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Jones; Jota, Firmino, Minamino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat