Messi i vogël largohet nga akademia e Liverpoolit

Futboll

Messi i vogël largohet nga akademia e Liverpoolit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:11
Messi i vogël largohet nga akademia e Liverpoolit

Liverpool ka humbur nga akademia e tyre djaloshin viral, Arat Hosseini, pasi ata “nuk mund të jenë të dobishëm për njëri-tjetrin”.

Hosseini ka 5.8 milionë ndjekës në Instagram dhe dikur ishte etiketuar si “Lionel Messi i vogël” për shkak të aftësive të tij me top, të publikuara në mediat sociale.

“Lamtumirë Arat nga Akademia e Liverpoolit përgjithmonë”, ka shkruar tetë vjeçari në një postim në Instagram.

“Kur Arat dhe akademia e Liverpool nuk mund të jenë të dobishëm për njëri-tjetrin, vendimi më i mirë është të largohen”, shtoi tutje ai, duke mos specifikuar arsyet për largim.

Hosseini ka lindur në Iran, por besohet se është transferuar në Angli kur ai ishte pesë vjeç, ku u bashkua me akademinë e Liverpool.

I njohur për aftësitë e tij të driblimit, i riu ka grumbulluar shumë ndjekës në internet ku ai shfaq lëvizjet e tij të bukura, shkruan DailyStar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat