Mema komenton letrën e dërguar në FIFA

Futboll

Mema komenton letrën e dërguar në FIFA

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:27
Mema komenton letrën e dërguar në FIFA

Propagandë dhe kërcënime. Është kjo mënyra që ka zgjedhur Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj për të ndërhyrë në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, anëtarët e së cilës do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet për Presidentin e FSHF.

Mesditën e së premtes, u publikua një letër e kësaj shoqate drejtuar FIFA-S, ku akuzohet për ndërhyrje, tentativa për korrupsion në drejtim të anëtarëve të saj nga ana e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, e firmosur në cilësinë e kryetarit të shoqatës nga Sulejman Mema, por pak orë më pas, kryetari i Bashkisë publikoi në rrjetet e tij zyrtare një foto bashkë me ikonën e futbollit bardheblu, ku njoftonte dorëheqjen e tij si kryetar i Shoqatës Rajonale Tiranë.

Por si qëndron e vërteta, askush nuk mund ta shpjegojë më mirë se një figurë e e nderuar si Profesor Mema, që i qëndron pikë e për presje letrës drejtuar FIFA-s.

“Çështja është që ne morëm shkas nga disa deponime të anëtarëve të shoqatës, pasi jemi të detyruar t’i mbrojmë ata para Asamblesë. E kam firmosur me kënaqësi, në kuptimin që politika duhet të heqë dorë njëherë e mirë nga sporti dhe këto fjalë ia kam thënë edhe kryetarit të bashkisë në takimin që kisha me të”, tha Mema.

Por si është e mundur që pak orë pas publikimit të kësaj letre, Kryetari i Bashkisë publikoi foton me Memën, dhe si një mjeshtër i propagandës e trumbetoi si një rreshtim përkrah tij.

Veliaj më kërkoi takim që ditën e enjte dhe dje më shkroi një mesazh. Shkova ta takoj dhe foton e bëmë që kur hymë te dera. Më tha se më kishte thirrur për letrën që kemi dërguar në FIFA dhe unë i shpjegova arsyet e këtij veprimi të shoqatës. Ankesat janë bërë dhe si të tilla, unë jam i detyruar të nënshkruaj atë letër, për t’ia dërguar FIFA-s”, shprehet Mema.

Si një ikonë e futbollit Tiranas, Mema bën thirrje që politika të qëndrojë pranë sportit, teksa zbulon se kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, ka përdorur në takimin me të edhe kërcënimin se do ta çonte në prokurori.

“Unë shikoj që ka ndërhyrje, nga bisedat që kam, bërë me njerëzit, por apeli im është që të rrinë sa më larg, në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më të qeta, sepse FIFA është e ndjeshme ndaj këtyre problemeve. Zoti Veliaj më tha se do të më çonte në prokurori dhe unë i thashë që jam i gatshëm, pasi jam mësuar tashmë. Kjo është situate që kemi, por për të qenë i sinqertë, jam i gatshëm të shkoj në çdo thirrje që më bëhet. Unë nuk e mora për kërcënim, por do të shkoj të them realitetin”, deklaroi Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat