Zhegrova e nis nga banka rezervë ndeshjen e Lille kundër Brest

Futboll

Zhegrova e nis nga banka rezervë ndeshjen e Lille kundër Brest

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:29
Edon Zhegrova

Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit francez Lille dhe skuadrës së Brest, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të Ligës 1 të Francës.

Në xhiron e fundit, Lille shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Lorient, kurse Brest u mposht me rezultat 2:0 nga PSG.

Momentalisht, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në ligën franceze, skuadra e Lille zë vendin e tetë në tabelë me 32 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Brest që renditet në vendin e 13 me 25 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ishte përfolur qe te kampioni francez do të debutonte transferimi më i ri, sulmuesi Edon Zhegrova, por trajneri i Lille ka vendosur që kosovari ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë.

Formacionet zyrtare të Lille dhe Brest i gjeni më poshtë.

Brest (4-4-2): Bizot; Pierre-Gabriel, Chardonnet, Brassier, Duverne; Faivre, Magnetti, Lasne, Honorat; Le Douaron, Mounie

Lille (4-4-2): Grbic; Mandava, Botman, Fonte, Djalo; Bamba, Sanches, Andre, Weah; Yilmaz, David

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat