Aston Villa pranë mesfushorit të Juventus

Futboll

Aston Villa pranë mesfushorit të Juventus

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:35
Aston Villa pranë mesfushorit të Juventus

Aston Villa është shfaqur një nga klubet më aktive në këtë merkato të janarit në Premier League.

Trajneri Stiven Gerrad kërkon të përmirësojë skuadrën ndërsa pretendon të përfundojë kampionatin në një nga vendet e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Për këtë arsye, deri më tani, Aston Villa ka afruar në skuadër Philippe Coutinho, Robin Olsen dhe Lucas Digne, por nuk është e thënë që merkato të mbyllet në këtë pikë. Kështu, objektivi i radhës për Aston Villa-n tashmë është Rodrigo Bentacur, mesfushori i Juventus.

Uruguajani në këtë moment nuk është i paprekshëm për trajnerin Massimiliano Allegri i cili ka treguar se mund ta ndërtojë formacionin edhe pa prezencën e 24-vjeçarit.

Ndaj, Juventus është i hapur të dëgjojë oferta për Bentacur, i cili pëlqehet nga Gerrard për stilin difensiv në qendër të mesfushës. Mbetet për t’u parë nëse tratativa do të konkretizohet duke qenë se bisedimet janë ende në fillime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat