Edhe Ramiz Sadiku përgatitet në Durrës

Futboll

Edhe Ramiz Sadiku përgatitet në Durrës

Nga: K.G. Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:33
Edhe Ramiz Sadiku përgatitet në Durrës

Skuadra e Ramiz Sadikut nga Prishtina synon rezultate edhe më të mira në pjesën e dytë të kampionatit dhe për këtë edhe morën rrugë për në Durrës që të përgatiten sa më mirë. 

Ramiz Sadiku renditet në vend të katërt me 22 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B. 

“Futbollistët e KF Ramiz Sadiku, sot u nisën për Durrës për ta vazhduar fazën përgatitore.

Trajneri Elon Berisha së bashku me stafin e tij do të ketë në dispozicion edhe disa futbollistë të rinj të cilat janë bashkuar me ekipin e parë”, njofton KF Ramiz Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat