Sule ka vendosur të largohet nga Bayerni

Futboll

Sule ka vendosur të largohet nga Bayerni

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:08
Niklas Sule

Niklas Sule do të largohet nga skuadra e Barcelonës.

Skuadra e Bayern Munich me shumë gjasë ka dështuar të bind Niklas Sule për rinovimin e kontratës.

Raportime të ndryshme bëjnë të ditur se Sule ka vendosur të largohet nga Bayern Munich.

Lojtari nuk do të vazhdojë me klubin gjerman dhe kjo bën që shumë klube të kthejnë sytë kah ai.

Barcelona janë një nga skuadrat e interesuara dhe kanë monitoruar situatën e lojtarit tash e disa javë.

Vendimi i lojtarit për të mos rinovuar kontratën me Bayern  i hap edhe më shumë rrugë skuadrës së Barcelonës për këtë lëvizje.

Xavi është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Sule i shtohet listës së emrave si Christensen e Azpilicueta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat