​A do të luajë Neymar kundër Real Madridit? Përgjigjet Pochettino

Futboll

​A do të luajë Neymar kundër Real Madridit? Përgjigjet Pochettino

Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:46
Mauricio Pochettino

Ndërsa përballja e ardhshme e Paris Saint-Germain në raundin e 1/16-të të Ligës së Kampionëve me Real Madridin është vetëm disa javë larg, ka një interesim të madh për sulmuesin brazilian Neymar dhe atë nëse ai mund të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.

Neymar është jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e PSG-së kundër Saint-Etienne në nëntor. Klubi francez së fundi ka bërë të ditur se sulmuesi ka marrë pjesë në seancat stërvitore individuale.

Për trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino, ka shpresa që braziliani të jetë i disponueshëm për ndeshjen e muajit të ardhshëm kundër skuadrës së La Ligës.

“Ne nuk e dimë ende, shpresojmë se po, duhet të ndjekim rikuperimin e tij, ai duhet të vazhdojë të vrapojë javën e ardhshme. Shpresojmë që ai të jetë atje", vazhdoi trajneri argjentinas.

PSG do të ketë disa ndeshje kyçe përpara ndeshjes me Real Madridin në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë takimin në fazën eliminatore të Kupës së Francës me Nice.

Neymar deri më tani është paraqitur në 10 ndeshje në ligë të luajtura deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat