Inter-Atalanta, diferenca 3 mln euro për Gosens!

Futboll

Inter-Atalanta, diferenca 3 mln euro për Gosens!

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:56
Robin Gosens

Përditësimet e mëtejshme mbërrijnë mbi negociatat që mund të cojne Robin Gosens nga Atalanta te Inter.

Marrëveshja për formulën mes dy klubeve – huazim me detyrim shlyerje me kusht – siç u përmend tashmë është gjetur, ndërsa në orët në vijim do të përpiqen të gjejnë marrëveshjen përfundimtare për vlerësimin e çmimit: distanca, deri më sot, është minimale dhe është rreth 3 milionë euro.

Pas këtij hapi, Interi do të takohet me anësorin gjerman për të gjetur ekuilibrin e duhur në shifrat e kontratës!

Kërkesa e Atalantës është 30 milionë euro, ndërsa Interi e nisi me një ofertë prej 22 milionë eurosh, ndaj synon ta mbyllë marrëveshjen përgjysmë me bonuse, pra rreth 25!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat