Ish futbollisti i FC Shkupit gati të emërohet selektor i Kosovës?

Futboll

Ish futbollisti i FC Shkupit gati të emërohet selektor i Kosovës?

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:17
Sergen Yalçin

Ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin shihet si kandidati më i mundshëm për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Një gjë të tillë raportojnë mediat turke, sipas të cilave drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. “Takvim.tr” shkruan se shumë shpejtë do të merret edhe vendimi për selektorin e ri të “Dardanëve”.

“Pritet me kuriozitet të mësohet se di do t’i përgjigjet ofertës Yalçin, i cili së fundmi u nda nga Beshiktashi. Thuhet se takimi i krerëve të FFK-së me Ersun Yanal ka qenë mjaft pozitiv. FFK-ja do të marrë vendimin përfundimtar shpejtë dhe me shumë gjasë do të sjellë në krye të skuadrës njërin nga dy trajnerët turq”, shkruan “takvim.com.tr”.

Yalçin sezonin e kaluar me Beshiktashin fitoi titullin dhe kupën e Turqisë. Vlen të theksohet se ditët e fundit ka qarkulluar edhe emri i trajnerit gjerman Feliks Magat, si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket trajnerit të ri të Kosovës. Janë drejtuesit e FFK-së ata që do të vendosin për “timonierin” e ri që do të zëvendësoje Bernard Challandes e shkarkuar.

Ndërkohë kujtojmë se Sergen Yalçin në sezonin 1999/2000, emri i tij kishte bërë shumë bujë edhe në futbollin tonë vendor, pasi i njëjti ishte transferuar te skuadra e FC Shkupit, ish Sloga Jugomagnatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat