Lojtari është gati për aventurën e re

Futboll

Lojtari është gati për aventurën e re

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:30
Bruno Guimaraes

Lyon luan “blofin”: super transferimi te Newcastle është kryer por mbeten detajet e fundit!

Pavarësisht deklaratës mohuese të Lyonit, konfirmimet nga Franca mbërrijnë për marrëveshjen mes klubit të presidentit Aulas dhe Newcastle për transferimin e Bruno Guimaraes.

Siç raporton RMC Sport, në fakt mes dy kompanive do të kishte një marrëveshje verbale për shumën e transferimit, por jo ende për kushtet e pagesës dhe bonuset.

Lojtari tashmë është gati për aventurën e re dhe situata mund të zhbllokohet të premten, një ditë pas ndeshjes së Brazilit kundër Ekuadorit, kur mesfushori do të takohet me agjentët e tij për të tentuar mbylljen e operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat