West befason Neymarin në këtë stërvitje

Futboll

West befason Neymarin në këtë stërvitje

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:25
West befason Neymarin në këtë stërvitje

Neymar Jr ka pritur në orët e fundit një vizitë që e ka bërë më të lumtur.

Reperi i njohur Kanye West , ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ka dashur të përfitojë nga udhëtimi i tij në Paris për të takuar një tjetër yll në lartësinë e tij, shkruan MundoDeportivo.

Ishte në qendrën stërvitore të Paris Saint-Germain gjatë seancës së së mërkurës. Edhe pse arsyeja e vizitës së tij në qytetin e dashurisë dhe modës ka qenë ndryshe: të marrë pjesë në javën e modës së lartë që po festohet këto ditë.

“Kënaqësi që u njohëm, legjendë” , ka shkruar sulmuesi brazilian në llogarinë e tij në Instagram së bashku me një foto kujtimore nga momenti i takimit për herë të parë.

Kështu, kemi mundur të shohim se futbollisti i ka dhuruar këngëtarit një fanellë të skuadrës franceze me “10” në shpinë dhe emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat