Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos

Futboll

Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:05
Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos

Kukësi ka zyrtarizuar atë që pritet të jetë lëvizja e fundit në merkaton e futbollistëve për klubin në janar. Verilindorët kanë firmosur sot marrëveshjen për Jorgo Pëllumbin, ish-futbollistin e Skënderbeut, pjesë e përfaqësueses Shpresa në vitet e fundit.

Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Varazhdin në Kroaci, por ka pranuar të kthehet përsëri në kampionatin shqiptar, ku ka rënë në sy më parë me fanellën e korçarëve. Marrëveshja mes klubeve është për huazimin deri në fund të sezonit.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 21-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë huazimi nga klubi i Varazdin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares U21 rikthehet në kampionatin tonë pas një aventure në Kroaci, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Pëllumbi e njeh mirë kampionatin tonë pasi ishte mbrojtësi i Skënderbeut para transferimit në kampionatin kroat.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë", njofton Kukësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat