Juventusi synon transferimin e radhës

Futboll

Juventusi synon transferimin e radhës

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:23
Denis Zakaria

Gjigandi italian Juventus bëri mbrëmë zyrtare transferimin e sulmuesit serb Dusan Vlahovic nga skuadra e Fiorentinas, një marrëveshje kjo që prek shumën e 75 milionë eurosh.

Tani, pas sigurimit të transferimit të Vlahovic, Juventusi ka mendjen për ta përforcuar edhe repartin e mesfushës.

Në fakt, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Juventusi është duke synuar me çdo kusht që të nënshkruajë menjëherë me mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria.

Bisedimet thuhet se janë duke vazhduar me skuadrën e Monchengladbachut dhe agjentët e ri të Zakarias.

Juventusi ka propozuar marrëveshjen e tij drejt Borussia Monchengladbachut për Zakarian për një transferim të menjëhershëm të Zakarias

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat