Balaj kalon në Turqi

Futboll

Balaj kalon në Turqi

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Balaj kalon në Turqi

Të dy sulmuesit e kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni dhe Bekim Balaj në këtë merkato të janarit kanë ndrruar mjedisin.

Uzuni la gjigandin hungarez Ferencvarosh, vetëm për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle Granada. Në anën tjetër, bashkëkombësi i Uzunit, Bekim Balaj po ashtu këtë janar ndërroi ambient, ku kaloi në Ligën e Turqisë.

Balaj ka përfunduar eksperiencën e tij në kampionatin rus me skuadrën e Nizhnit, ndërsa të dielën u prezantua si transferimi më i ri i Bolusporit në Ligën e dytë turke.

Ai i bashkohet kështu edhe tre lojtarëve të tjerë shqiptarë, Gentian Selmanit, Odise Roshit dhe Dejvi Bregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat