Zbulohet plani i Piolit për ta befasuar Interin në derbi

Futboll

Zbulohet plani i Piolit për ta befasuar Interin në derbi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, po studion disa opsione për të befasuar Interin në derbin “Madonnina” të së shtunës.

Kjo ndeshje zhvillohet në “Giuseppe Meazza” të shtunën në orën 18:00 dhe është një përballje për titull midis dy skuadrave më të mira në Serie A në këtë sezon.

Mesfushori Frank Kessie është kthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës pas eliminimit të Bregut të Fildishtë dhe ai rifilloi stërvitjen me shokët e tij të mërkurën.

Loja e tij e fundit përpara se të nisej për në vendin e tij e pa atë të luante në një rol të ri si trequartist pas sulmuesve, duke zëvendësuar në mënyrë efektive Brahim Diazin.

Sipas raportimeve të fundit nga “Milanneës.it”, Pioli po e konsideron seriozisht përsëritjen e kësaj taktike në derbi, duke arritur kështu të bllokojë ndikimin e mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic në lojë.

Shqetësimet e tjera kanë të bëjnë me fitnesin, veçanërisht për Ibrahimovic dhe Ante Rebic, që të dy nuk janë 100 për qind në formë.

Ibrahimovic çaloi në ndeshjen e fundit kundër Juventusit me një problem në tendinën e Akilit dhe vazhdon të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.

Nëse suedezi nuk ia del, atëherë Olivier Giroud do të udhëheqë sulmin në derbin e tij të parë milanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat