Drenica me kryetar të re

Futboll

Drenica me kryetar të re

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Drenica me kryetar të re

Skuadra e Drenicës e kishte nisur këtë edicion në Superligën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Falë rezultateve pozitive, madje drenicasit për disa javë ishin edhe në krye të tabelës duke i sfiduar të “mëdhenjtë” e kampionatit.

Por, në fund të stinorit vjeshtor, gjërat morën drejtim të pakëndshëm te klubi nga Skënderaj.

Me largimin e kryesisë së klubit, nisën problemet financiare, derisa futbollistët që drejtohen nga Tahir Lushtaku nuk morën për disa muaj rresht pagat që iu takojnë.

Ndonëse ishte përfolur se në krye të klubit mund të vijnë investitorë të huaj, me gjasë një marrëveshje mes palëve nuk është arritur dhe se tashmë Drenica ka vendosur për kryesinë e re.

Bekteshi ka qenë edhe më parë në krye të Drenicës, derisa tashmë ka vendosur që sërish të rikthehet te klubi i vendlindjes.

FrontOnline e ka kontaktuar biznesmenen drenicase, derisa ajo e ka konfirmuar rikthimin te Drenica.

“Po do të rikthehem, nuk isha e interesuar në fillim ta marr këtë barrë, por tani mund të konfirmoj se jam presidentja e re e klubit”, ka thënë fillimisht Mihane Kodra-Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat