Rahoveci shënon fitore të thellë

Futboll

Rahoveci shënon fitore të thellë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:59
Rahoveci shënon fitore të thellë

Skuadrat e Kosovës po përgatiten maksimalisht para fillimit të stinorit pranveror.

Sot është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndërmjet Rahovecit të Ligës së Parë dhe Prizrenit, që garon në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Olle.

Rahoveci ka triumfuar në këtë miqësore me rezultat të thellë 4-1.

Golat për vreshtarët i realizuan Dren Morina (40′), Edon Zeqiri (59′), Abedin Merlaku (78’) dhe Liman Morina (83′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat