Legjenda e Totenhemi vlerëson Armando Brojën

Futboll

Legjenda e Totenhemi vlerëson Armando Brojën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:57
Legjenda e Totenhemi vlerëson Armando Brojën

Armando Broja arriti që të shënonte edhe ndaj Totenhemit. Sulmuesi shqiptar ia doli që të tund rrjetën edhe ndaj kësaj skuadre të njohur në Premier League duke konfirmuar të gjitha aftësitë që e karakterizojnë.

Ndërkohë legjenda e Totenhemit, Glen Hoddle, e ka përgëzuar lojtarin e Shqipërisë në “BT Sport”.

“Ishte një gol instiktiv dhe i përfunduar aq mirë nga Broja. Dukej i rrezikshëm gjatë gjithë mbrëmjes.

Është një sulmues kaq i mirë. Tani të bën të pyesësh veten nëse do të jetë pjesë e rëndësishme Chelsea-t në sezonin e ardhshëm”, tha Hoddle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat