Minamino planifikon qëndrimin

Futboll

Minamino planifikon qëndrimin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Minamino planifikon qëndrimin

Japonezi nuk ka shfaqur pritjet deri me tani derisa ai ka shumë pak minuta të luajtura për Reds

Minamino ende nuk është bërë zgjedhja e parë e Klopp për formacionin e Liverpool, por japonezi si duket nuk planifikon që të largohet na Reds.

Takumi Minamino këto qëndrime i ka bërë gjatë një interviste ku ka thënë se nuk do të bëjë presion që të largohet nga Anfield pavarësisht se ka pasur shumë lajme se ai mund të largohet.

“Të luaj për Liverpoolin ishte një ëndërr që nga fëmijëria. Jam shumë i lumtur që jam këtu si lojtari i parë aziatik. Dëshiroj të arrij diçka këtu dhe as vet nuk jam i kënaqur me rezultatet që kam arrit deri tash”, ka thënë ai për LFC TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat