Dortmund nuk e kursen Union Berlinin

Futboll

Dortmund nuk e kursen Union Berlinin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:41
Dortmund nuk e kursen Union Berlinin

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Union Berlin, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

“Verdhëzinjtë” kanë fituar me rezultat komod 0:3.

Ishte kapiteni Marco Reus që realizoi një gol të bukur për të vendosur Dortmundin në epërsi pas një asistimi të Dahoud (18′).

Vetëm shtatë minuta më vonë, gjermani realizoi sërish, ku këtë herë u asistua nga Malen (25′).

Ndërkohë, Guerreiro u përkujdes për të vulosur fitoren (71′).

Vendasit gjetën golin përmes Mohwald, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për një faull në sulm (75′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat