Pique i tha Laporta-s të largonte Messin

Futboll

Pique i tha Laporta-s të largonte Messin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:39
Pique i tha Laporta-s të largonte Messin

Sipas El Pais, Gerard Pique duket se ka këshilluar presidentin Joan Laporta që ta lërë Lionel Messi-n të largohet për të sistemuar problemet me Fair Play Financiar të Barcelona-s.

E përditshmja spanjolle ke vënë dukje se mbrojtësi ka theksuar se pavarësisht lamtumirës së yllit argjentinas, asgjë nuk do të kishte ndryshuar brenda skuadrës.

Një bisedë kjo që duket se ka arritur te veshët e Lione Messi-t, i cili është ndier i tradhtuar nga një shok historik i skuadrës.

Fundin e historisë e dimë të gjithë, me Pleshtin që është transferuar në Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat