Klopp: Nuk ishim shumë të mirë

Futboll

Klopp: Nuk ishim shumë të mirë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Klopp: Nuk ishim shumë të mirë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti shumë mirë por u mbajt për ta mposhtur 2:0 kundër Interit falë ndikimit të zëvendësuesve në takimin e parë të ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën.

Interi e mbizotëroi Liverpoolin shumicën e kohës në Giuseppe Meazza dhe e goditi shtyllën përmes Hakan Calhanoglut në pjesën e parë, derisa një gol i Edin Dzekos u anulua për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, të kuqtë u mbajtën mirë dhe e korrën fitoren në fund, falë golave nga zëvendësuesi Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ky është një rezultat shumë komandues për skuadrën e Kloppit para ndeshjes së kthimit në Anfield në mars.

Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha: “Ata kishim mundësi shënimi, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin. Dzeko shënoi, u duk si mundësi, por ai ishte në pozitë jashtë loje”.

“Ne nuk ishim shumë të mirë, por u mbajtëm. Hendo (Henderson) u fut në lojë me këmbë të freskëta dhe ne filluam ta kontrollojmë lojën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat