Messi: Është e vështirë të fitosh Champions League

Futboll

Messi: Është e vështirë të fitosh Champions League

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Messi: Është e vështirë të fitosh Champions League

Leo Messi beson se PSG është e aftë të fitojë Ligën e Kampionëve, por thekson se “nuk është gjithmonë skuadra më e mirë që e fiton titullin. Një detaj i vogël, gabimi më i vogël, mund t’ju lërë jashtë”, tha argjentinasi.

Në një intervistë për mediat zyrtare të klubit parizian, ish-ylli i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësinë e fitimit të kompeticionit më të lartë kontinental.

“Është e vështirë të fitosh Champions League, është një kompeticion që bashkon skuadrat më të mira në Evropë dhe lojtarët më të mirë”, tha Messi.

“Mendoj se kemi një ekip që mund të përpiqet ta fitojë. Kjo ide na motivon dhe kemi shpresa për ta arritur atë, por duhet të ecim lehtë. E përsëris. Është e vështirë të fitosh Champions League.

Skuadra më e mirë nuk është gjithmonë ajo që e fiton atë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat