Strakoshën e kërkon edhe një tjetër klub i Premier League

Futboll

Strakoshën e kërkon edhe një tjetër klub i Premier League

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:57
Strakoshën e kërkon edhe një tjetër klub i Premier League

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni dhe po kërkon një skuadër të re.

Duket se në Premierë Ligë po kërkohen shumë shërbimet e gardianit kuqezi.

Pas Newcastelit, tani në garë ka hyrë edhe Watfordi. Duket se portieri veteran i ekipit, Ben Forster, do të largohet nga ekipi, kështu që klubi po kërkon një portier për ta zëvendësuar.

Strakosha duket se i plotëson kriteret që një ekip si Watfordi kërkon, por gjithsesi transferimi duket i vështirë për shkak të gjendjes që ndodhet ekipi në renditjen e Premierë Ligës, i cili ndodhet në zonën e rënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat