Gurishta: Titulli? Tiranën e mendojmë 7 pikë larg…

Futboll

Gurishta: Titulli? Tiranën e mendojmë 7 pikë larg…

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:20
Gurishta: Titulli? Tiranën e mendojmë 7 pikë larg…

Përkrah trajnerit Brdaric në konferencën për shtypin përpara transfertës së ditës së shtunë kundër Partizanit, ishte edhe Erdenis Gurishta. Kapiteni u shfaq optimist në lidhje me duelin ndaj “Demave”, që do të luhet në “Air Albania” (16:45) dhe do të transmetohet në Supersport 3. 

Mbrojtësi i djathtë beson edhe te titulli kampion, por ai dhe shokët e tij nuk duhet të gabojnë më. Diferenca me Tiranën kryesuese është 13 pikë, por Gurishta e llogarit si 7, pasi i mendon të fituara dy përballjet e mbetura me ekipin e Orges Shehit.

“Normalisht që është një super ndeshje. Këto duele gjithmonë kanë dhënë emocione dhe spektakël. Jemi të uritur për 3 pikë, qëllimi ynë është 3-pikshi nesër. Ecuria në përballjet direkte ka qenë pozitive për ne në dy sezonet e fundit, por kjo përballje është ndryshe.

Partizani vjen në këto momente nga tre fitore radhazi, besimi është i madh në radhët e tyre. Mos të harrojmë që edhe ne kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe besimi është i lartë te ne. Nesër do jetë një ndeshje me shumë ekuilibra, ndoshta vetëm detajet do të bëjnë diferencën.

‘Air Albania’ me fat për Vllazninë? Kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë, shpresoj të jenë edhe tifozët të shumtë për të na mbështetur, besoj se do të jenë të shumtë. Ai stadium ka qenë ogur i mirë për ne, shpresoj të jetë kështu edhe nesër. Partizani ka objektivat e veta, janë pesë pikë pas nesh. Një fitore i afron, ndërsa humbja i largon prej nesh. Ne shpresojmë të arrijmë maksimumin dhe të shohim për lart, sepse është e vetmja mundësi të jemi në garë për tre vendet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat