I zhgënjyer nga Messi dhe Neymar

Futboll

I zhgënjyer nga Messi dhe Neymar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:49
I zhgënjyer nga Messi dhe Neymar

Situata te Paris Saint-Germain nuk është aspak e mirë. Humbja e penalltisë nga Lionel Messi në ndeshjen kundër Real Madrid në Champions League dhe e Neymar kundër Nantes në Ligue 1, kanë sjellë diskutime të shumta për rolin e këtyre dy emrave.

Madje duket se edhe Kylian Mbappe është zhgënjyer nga shokët e skuadrës. Mediat franceze shkojnë më tej në raportimet e tyre dhe theksojnë se francezi i ka kërkuar klubit parisien që deri në përfundim të sezonit të jetë i vetmi që do ekzekutojë penalltitë.

Deri më tani nga 10 penallti te PSG janë realizuar vetëm 7, një nga përqindjet më të ulëta në Evropë.

Ndërsa Mbappe ka qenë i vetmi nga treshja sulmuese, i cili nga nga tre penallti që i janë besuar i ka realizuar të treja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat