Sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7.4

Futboll

Sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7.4

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:37
Sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7.4

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, kabërë një paraqitje mjaft të mirë mbrëmjen e së hënës me Spezian në Serie A në transfertën e Bolonjës.

Futbollisti kuqezi arriti të shënojë gol në minutën e 10-të, pasi goditi saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Goli i tretë për Manajn këtë sezon, ndërsa sipas faqes së specializuar për statistikat “Sofascore” është vlerësuar me notën 7.4, më i miri në fushë për Spezian. Fatkeqësisht Spezia u përmbys nga Bolonja që përmbysi disavantazhin duke fituar 2-1.

Gjithsesi, sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe vazhdon të ruajë rolin e titullarit, teksa goli i shënuar mbrëmë ishte i treti për Manajn këtë sezon në Serie A.

Forma e tij është edhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të rikthimit në fushë për ndeshjet e muajit mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat