Tebas: Preferoj të shoh Haalandin në Barcelonë

Futboll

Tebas: Preferoj të shoh Haalandin në Barcelonë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Tebas: Preferoj të shoh Haalandin në Barcelonë

Presidenti i La Ligës, Javier Tenas, ka zbuluar se e e preferon Erling Haalandin në Barcelonë, kurse Kylian Mbappen në Real Madrid.

Tebas deklaroi se këtë preferencë e thotë më shumë në lidhje me ligën se sa thjesht që është një madridist.

“Preferoj të shoh Haalandin në Barcelonë dhe Mbappen në Madrid. Atje unë po flas më shumë në lidhje me ligën sesa thjesht të jem një madridist”, deklaroi Tebas për "ABC".

Ndërkohë, në shumë media është raportuar se sulmuesi francez ka arritur marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar në verë si lojtar i lirë, kurse për kartonin e Haalandit janë të interesuar shumë klube evropiane, përfshirë Barcën e Realin.

Haalandi ka kontratë të vlefshme me Dortmundin deri më 30 qershor 2024, kurse Mbappes i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat