Atalanta pranë sulmuesit të Serie A

Futboll

Atalanta pranë sulmuesit të Serie A

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:19
Atalanta pranë sulmuesit të Serie A

Atalanta dëshiron të blejë sulmuesin italian Andrea Bellotti për të forcuar linjën e saj sulmuese, sipas një raportimi të “Tuttosport” ku thuhet se axhenda e lojtarit ka arritur një marrëveshje verbale me klubin italian.

Në të njëjtin shkrim të gazetës italiane thuhet se futbollisti 27-vjeçar dëshiron të veshë një fanellë më të madhe të ekipit, ndërsa së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën e ofruar nga administrata e Torinos.

Bellotti është në Torino që nga viti 2015 kur e bleu nga Palermo dhe këtë vit ka 12 paraqitje, 3 gola dhe 1 asistim.

Gjithsej në këto shtatë sezone ai ka 240 paraqitje, 108 gola dhe 28 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat