Sfida kryesore e ditës së sotme luhet në Malishevë

Futboll

Sfida kryesore e ditës së sotme luhet në Malishevë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 11:31
Sfida kryesore e ditës së sotme luhet në Malishevë

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot tri ndeshjet e javës së 21-të.

Sfida kryesore e ditës së sotme luhet në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Dritën, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat.

Malisheva është në ‘luftën’ për të siguruar mbijetesën në elitë, derisa gjilanasit janë në garë për titull të kampionit, prandaj nga dueli i sotëm pikët janë tejet të vlefshme për të dy ekipet.

Ballkani-Ulpiana është një tjetër ndeshje që luhet sot pasdite. Skuadra nga Suhareka e cila po kalon nëpër një formë mjaft të mirë, llogaritet favorite në duel me Ulpianën.

Llapi-Feronikeli është një tjetër sfidë e ditës së sotëm. Llapjanët synojnë trepikëshin në duel me skuadrën e Drenasit, kjo e fundit thuajse ka humbur gjasat për t’i shpëtuar më të keqes, rënies nga Superliga.

Ndërkohë, të enjten do të luhen edhe dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, ku takohen Gjilani-Dukagjini dhe Drenica-Prishtina

Xhiroja e 21-të

Të martën takohen:

Malisheva-Drita

Ballkani-Ulpiana

Llapi-Feronikeli

Të enjten takohen:

Gjilani-Dukagjini

Drenica-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat